Skip to content

Meksikë, lirohen 165 pengje nga ushtria

June 7, 2013

Meksikë, lirohen 165 pengje nga ushtria

Ushtria meksikane liroi 165 pengje, pranë kufirit me SHBA-në, komunikoi ministria e Mbrojtjes e vendit të Amerikës Veriore. 

Emigrantët, të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin për në SHBA, ishin marrë peng prej një bande kriminale, e cila prej dy javësh i mbante të izoluar në disa magazina të braktisura.

Pengmarrësit, anëtarë të klaneve mafioze të shtetit verior të Tamaulipasit, i kërkon shpërblim familjeve të 165 emigrantëve, shumica shtetas të vendeve të Amerikës Qëndrore dhe vendas.

Një zëdhënës i qeverisë meksikane tha se të gjithë pengjet gëzojnë aktualisht gjendje të mirë shëndetësore.

Ata ishin viktimë e rrjeteve të trafikut njerëzor, të organizuar deri në vendet e tyre të origjinës.

Megjithatë, në vend që të kryhej dërgimi i tyre në SHBA, sipas pagesës prej mijëra dollarësh që kishte kryer çdo viktimë, ata iu dorëzuan karteleve të drogës, që kërkuan para shtesë për të lejuar kalimin e emigrantëve të varfër drejt “tokës së premtuar”.

Ushtria meksikane u alarmua pasi vërejti në zonë një numër të madh personash të armatosur.

Midis pengjeve të liruar ishin dy gra shtatzanë dhe shtatë fëmijë.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: