Skip to content

NBA, San Antonio fiton finalen e parë

June 7, 2013

NBA, San Antonio fiton finalen e parëE udhëhequr nga francezi Tony Parker, San Antonio Spurs regjistroi një fitore surprizë, në finalen e parë të madhe të NBA-së, mëngjesin e së mërkurës. 

Shumë topa të humbur dhe një ditë jo e mirë nga LeBron James, i ndaluar përballë murit mbrojtës të Spurs, i kushtuan shtrenjtë Miami Heats në një finale me një nivel gjithsesi të shkëlqyer.

Në një barazpeshë të plotë, me rezultatin 72-69 në fillimin e pjesës së katërt, Spursat arritën të qarkullonin më mirë topin dhe të tregoheshin të saktë në gjuajtjet e tyre nga loja, teksa tek Miami mbetën të pashpjegueshme tentivat e panevojshme për tre pikë, nga Bosh e Wade, në një moment kur ndeshjavazhdonte të ishte në diskutim.

Në fund, San Antonio, kampione e Konferencës së Perëndimit, arriti të fitonte me rezultatin 92-88, në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja “historike” Parker-Duncan.

Francezi, autor i 21 pikëve dhe Duncan, autor i 20 pikëve e zotërues i 14 topave në tabelë, ishin vendimtarë në fitoren e San Antonios, ndihmuar edhe nga 13 pikët e Ginobili e 12 pikët e Green.

Midis humbësve, LeBron James realizoi 18 pikë, po aq zotërime në tabelë dhe dha dhjetë asist, Wade shënoi 17, ndërsa dyshja Bosh-Allen nga 13 pikë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: