Skip to content

Në Australi kafenë e paguani me puthje

June 7, 2013

Në Australi kafenë e paguani me puthjePër muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani kafenë… me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni deri në Australi, duke marrë parasysh se nisma e çuditshme e marketingut është ndërmarrë nga bari në Sydney, “Saint James”. 

Pyetja spontane është: Kë duhet të puthësh? Kamarierët? Pronarin? Sigurisht që jo…

Nëse paraqiteni çift te lokali mund të shkëmbeni puthje para kamerierëve, sigurisht pa bërë me hile dhe ja ku keni mbaruar punë me llogarinë. Bari ka menduar ta promovojë nismën me një spot publicitar faqen e vet në “YouTube”, duke u bërë kështu në pak kohë tepër i famshëm.

Videoja tregon rrugët e Sydney-t dhe kafenenë “St.James” në orët e para të mëngjesit, me njerëz që shijojnë kafenë e tyre.

Kamerieri duke çuar dy ekspresë te tavolina e një çifti u thotë: “Nëse doni të kurseni faturën mund të jepni një puthje të vertetë, sepse nëse mashtroni unë e dalloj. Jam specialist”. Pas një momenti stepjeje çifte të tjetra nisin të puthen, disa dhe me pasion madje. Dhe banakieri tepër i kënaqur bërtet: “Kafe falas për të gjithë”! Kështu nisi kjo iniciativë që ka nxitur kureshtjen e shumë personave.

Parulla e lokalit është: “Në barin “Saint James” nuk duam paratë, vetëm puthjet tuaja”. Por mbetet një pyetje pa përgjigje: nëse e pi vetëm kafenë a janë kamerierët apo kamerieret të gatshëm apo të gatshme të të puthin?

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: