Skip to content

Shqipëri-Norvegji, policia merr masa

June 7, 2013

Shqipëri-Norvegji, policia merr masaPolicia e Tiranës do të ndërmarrë një sërë masash për sigurimin e rendit e qetësisë në kryeqytet ditën e sotme kur luhet ndeshja e kombëtares me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit. 

Sipas një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se policia do të ushtrojë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve gjatë hyrjes në stadium për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme, etj.

Ndërkohë janë parashikuar edhe kufizime në qarkullimin e automjeteve. Kështu njoftohet se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa”, duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00, konkretisht rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: