Skip to content

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si

June 8, 2013

Gjatësia është e vendosur nga gjenetika por edhe nga faktorët ambientalë. Nuk ekziston një recetë magjike për të qenë të gjatë, por ka disa këshilla për të mbajtur në mend dhe për të marrë maksimumin e mundshëm prej gjatësisë së trupit tuaj.

Njeriu vazhdon të zgjatet deri në moshën 25 vjeçare. Se deri ku mund të shkoni me gjatësinë trupore ju mund ta shikoni duke patur parasysh prindërit tuaj.

Mbi faktorët gjenetikë nuk është e mundur të ndërhyni, por mund të bëni ndonjë ndryshim të vogël tek faktorët ambientalë duke ndjekur disa rregulla:

Përdorimi alkoolit dhe duhanit, sidomos në moshë të re ndikojnë negativisht në centimatrat e gjatësisë prandaj duhen shmangur.

Njësoj edhe për kequshqyerjen, prandaj bëni kujdes ndaj ushqimeve që hani.

Merrni shumë kalcium, vitaminë D, për të favorizuar rritjen e muskujve dhe kockave.

Proteinat janë gjithashtu të rëndësishme, po ashtu edhe zinku dhe vitamina C.

Mos lini asnjë vakt pa ngrënë, një gabim që e bëjnë shumë të rinj, sidomos kur bëhet fjalë për mëngjesin.

Flini shumë (8-11 orë në varësi të moshës). Organizmi rigjenerohet më shumë kur është duke pushuar.

Forconi sistemin imunitar me vitaminat e duhura si dhe mos harroni vaksinat e nevojshme.

Qëndrimi korrekt është gjithashtu i rëndësishëm. Mos u kërrusni siç ndodh zakonisht në moshën e adoleshencës, uluni me shpinën drejt dhe gjoksin përpara. Bëjeni këtë derisa shtylla juaj kurrizore të zhvillojë mënyrën e duhur të të qëndruarit dhe kështu do t’ju dhurojë disa centimetra më shumë.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: