Skip to content

Avioni bën ulje emergjence në Romë

June 8, 2013

Avioni bën ulje emergjence në RomëNjë avion i linjës Bukuresht- Romë kreu ulje të detyruar në aeroportin e Fiumicino-s, pas një avarie që pati me sistemin e uljes. 

Avioni i kompanisë Wizz-Air me 163 pasagjerë në bord, kishte si destinacion Ciampino-n, aeroportin tjetër të kryeqytetit italian. Por pas verifikimit të një defekti me sistemin e hapjes së rrotave, pilotët kërkuan uljen në aeroportin e Fiumicino-s, pasi kjo e fundit është më e gjatë.

Pjesa e majtë e rrotave të uljes të avionit nuk u hap dhe mjeti kreu uljen vetëm me të djathtën. Për qindra metra avioni ka rrëshqitur në pistë. Për pasojë, 3 pasagjerë janë plagosur, fatmirësisht lehtë, ndërsa të tjerët janë të tronditur.

Autoritetet italiane nisën hetimet për zbardhjen e incidentit që vuri në rrezik jetën e 160 pasagjerëve.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: