Skip to content

CNN publikon 100 plazhet më fantastikë në Botë, asnjë nga Shqipëria

June 8, 2013

CNN publikon 100 plazhet më fantastikë në Botë, asnjë nga ShqipëriaTIRANË-“World’s 100 best beaches’ shqip “100 plazhet më të mira në Botë” ishte tema e një prej lajmeve të publikuara në rrjetin online të CNN ku shtrohej dhe pyetja “ A është e mundur që të rankohen plazhet më të mira në Botë? Dhe përgjigja është “sigurisht që po, për këtë është interneti”. 

Dhe kështu gjigandi televiziv duke sjellë një listë me 100 plazhe në botë realizon një sondazh online ku u kërkon lexuesve të votojnë në Facebook për të preferuarin e tyre. 

Në listën e gjatë prej 100 emra plazhesh ku disa jane dhe nga vendi yne fqinj, Greqia, nuk citohet asnjë nga Shqipëria dhe pse vendi jone rrethohet nga ¾ ujë dhe se është vetëreklamuar si një nga vendet zbulim për turizëm. 

Kjo jo se CNN nuk e njeh Shqipërinë me plazhet e saj. Pak kohë më parë, gjigandi televiziv kritikoi dhe sloganin shqiptar për turizëm. Në vlerësimin që bëhej për sloganin, sipas redaktorëve të CNN, theksohej se Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, dhe se ende nuk është pjesë e listave e dëshirave të vendeve që duhen vizituar. 

Kritika e CNN pwr sloganin mbi turizmin 
‘Albania, A New Mediterranean Love’ është një nga sloganët më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN, i cili rendit disa nga Sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën. 

‘Albania – A new Mediterranean Love’. ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i ka paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve, të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN, imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi. 

Sipas redaktorëve të CNN, Shqipëria një nga vendet më të varfra të Europës, ende nuk është pjesë e listave e deshirave të vendeve që duhen vizituar. 
CNN sugjeron; duke qenë se vendi ka qenë i izoluar thuajse në të gjithë pjesën e dytë të shekullit të 20-të, mund të kishte një slogan tjetër, “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?”

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: