Skip to content

Di Maria u pikëllua nga largimi i Mourinhos

June 8, 2013

Angel Di Maria, Foto: ReutersAnësori i Real Madridit, Angel Di Maria, është shprehur i pikëlluar që trajneri portugez, Jose Mourinho, u largua nga Santiago Bernabeu.

Di Maria thotë se pas largimit të Mourinhos, e ardhmja e tij varet nga trajneri i ri dhe nga presidenti i klubit.

“Isha shumë i pikëlluar kur mësova se ai do të largohet nga klubi. Kur një trajner sikur ai largohet nga një institucion sikur ky, nuk është mirë për askënd. Ai e kërkoi lumturinë dhe të ardhmen diku tjetër, dhe shpresoj se ai do të bëjë mirë. I jam shumë falënderues Mourinhos”.

“Vendimi për të mbetur ose jo lojtar i Real Madridit është në dorën e presidentit dhe trajnerit të ri. Ata duhet të vendosin nëse do të luaj këtu sezonin e ardhshëm. Unë jam i lumtur këtu. Kam jetë të qetë me familjen time, beben time që u lind një muaj e gjysmë më parë. Unë do të kisha pasur dëshirë të qëndroj. Jam i lumtur me bashkëlojtarët dhe me mënyrën se si më kanë trajtuar këtu”, ka thënë Di Maria.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: