Skip to content

Koretë, ulen gjakrat, bisedime të dielën

June 8, 2013

Koretë, ulen gjakrat, bisedime të dielënZyrtarë të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të takohen ditën e dielë, ku qendra e diskutimeve do të jetë rihapja e kompleksit industrial të Kaesongut, të mbyllur njëanëshmërisht nga Peniani pas sanksioneve të vendosura nga OKB si reagim ndaj testit bërthamor që vendi komunist ndërmori në muajin shkurt. 

Së fundmi ka patur një ulje të gjakrave dhe ishte Peniani ai që kërkoi bisedimet i pari, ndërsa pak ditë më parë rihapi linjat telefonike në kompleksin e Kaesongut, por jo dyert për punonjësit koreano-jugorë.

Autoritetet në Seul njoftojnë se bisedimet janë shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar

kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi. Vetë Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin mbushje bërthamore.

Por pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit. Testi pasoi reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe Kina, kjo e fundit aleate tradicionale e Penianit.

Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut rritën edhe më tej sanksiont. Veriu mbylli kompleksin industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve dhe kërcënoi me zhdukje si SHBA ashtu edhe Jugun.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: