Skip to content

Meta: Më 23 qershor merr fund tranzicioni

June 8, 2013
English: Ilir Meta Shqip: Ilir Meta

 Ilir Meta 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me të rinj të Njësisë Bashkiake nr. 4 në Tiranë dhe më pas është ndalur në një bashkëbisedim me qytetarët në Njësinë Bashkiake nr. 7. 

Në fjalën e tij para të rinjve Meta u shpreh se më 23 qershor të rinjtë shqiptarë votojnë për zgjidhjen e problematikave të tyre, për të cilët LSI ka një plan konkret.

“Ju votoni për të ngritur zërin tuaj në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, për t’i dhënë zgjidhje problemeve tuaja lidhur me reformimin e sistemit tonë arsimor, me krijimin e mundësive dhe hapësirave për formimin profesional, për zgjidhjen e problemeve tuaja lidhur me hapjen e vendeve

të reja të punës për të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret duke krijuar lehtësi fiskale për të gjithë sipërmarrësit të cilët punësojnë të rinj dhe të reja për herë të parë, si një mbështetje që u jepet atyre për të hyrë të sigurt në jetën që duhet të ndërtojnë me punë dhe me djersë”, u shpreh ai.

Ndërsa në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 7, Meta u shpreh i bindur se më 23 qershor do të marrë fund ky kapitull mjaft i lodhshëm i këtij tranzicioni të stërzgjatur.

“Besoj se 23 qershori do t’i japë fund kapitullit të gjatë dhe mjaft të lodhshëm të tranzicionit. Dhe ne do të kemi mundësinë që më 24 qershor me votën plebishitare të qytetarëve të gjithë Shqipërisë të nisim një projekt të pandërprerë për evropianizimin e vendit, për zhvillimin e tij për modernizimin e tij përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes”, u shpreh Meta.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: