Skip to content

Portugalia i merr kreun Rusisë, përkohësisht

June 8, 2013

Portugalia i merr kreun Rusisë, përkohësishtNjë fitore e madhe për Portugalinë, në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së premte, për kualifikueset europiane në Botërorin 2014. 

Skuadra e Cristiano Ronaldo-s mposhti 1-0 Rusinë, me gol të Helder Postiga. Një sukses, i cili i lejon “luzitanët” të zbresin nga froni i grupit F ekipin e drejtuar nga Capello, që në fakt ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Për t’u shënuar, në grupin e Italisë, Malta arrin fitoren e parë historike në një ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror, atë 1-0 ndaj Armenisë në transfertë, falë golit të Mifsud. Ndërkohë, Italia e vendit të parë barazon 0-0 me Çekinë në transfertë, ku mbeti me 10 vetë, pasi Balotelli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Belgjika ka konsoliduar vendin e parë në grupin A, duke mposhtur 2-1 Serbinë, ndërsa Mali i Zi, që deri tani nuk ishte mposhtur, ka dalë me një humbje të thellë nga përballja me Ukrainën, për grupin H, një ndeshje ku kishte 3 kartona të kuq, 2 për malazezët dhe 1 për ukrainasit.

Duke përfituar nga hapi fals i papritur i Kroacisë, që u mposht në fushën e saj 0-1 nga Skocia, e fundit në grup, tashmë belgët kanë 3 pikë avantazh ndaj kroatëve dhe kanë siguruar matematikisht kalimin në play-off.

Gëzon Anglia, që këtë radhë ishte pushim, pasi mund të synojë vendin e parë në grupin H, në rast se fiton në ndeshjen e ardhshme ndaj Moldavisë, në shtator.

Bosnja është konfirmuar si kryesuese e grupit F, duke mposhtur thellësisht Letoninë, e mbetur me 10 vetë që nga minuta e 11-të e takimit, 5-0, ku kanë shënuar Luliç dhe Pjaniç, dy lojtarë që aktivizohen në Serinë A, me Lacion dhe Romën respektivisht.

Megjithatë, Greqia nuk ka lëshuar ndaj Lituanisë, duke fituar 1-0 në transfertë, për të mbetur sërish 3 pikë larg Bosnjës.

Në grupin C, ku Gjermania duket e sigurt në krye të grupit dhe këtë turn e kishte pushim, ka nisur një betejë e ashpër për vendin e dytë. Austria ka mposhtur Suedinë e Ibrahimoviç, 2-1, dhe ndjek gjermanët me 11 pikë, po aq sa Irlanda e Trapattoni-t, por me golavarazh më të mirë.

Formacioni i teknikut italian ka mposhtur 3-0 Ishujt Faroe, me një “tripletë” të Robbie Keane, i cili festonte në këtë ndeshje prezencën e tij të 126-të me kombëtaren.

Në kuadrin e eliminatoreve të zonës së Europës janë zhvilluar edhe 2 ndeshje të grupit E, ku bën pjesë dhe Shqipëria, e cila barazoi 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa”, teksa Islanda është mposhtur 2-4 nga Sllovenia në ishull, duke iu shkëputur kuqezinjve tanë, të cilët janë të vetëm në vendin e dytë.

Zvicra do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e saj në po të njëjtin grup, ndaj Qipros së vendit të fundit, dhe në rast fitoreje do t’i shkëputej me 4 pikë Shqipërisë.

Në grupin e Spanjës, I, u luajt sfida mes Finlandës dhe Bjellorusisë, e përfunduar me fitoren e vendasve 1-0, një ndeshje pa shumë interes, pasi kampionët e Botës dhe Europës kryesojnë grupin me 11 pikë, 1 më shumë se Franca e vendit të dytë.

I vetmi grup, që nuk zhvilloi ndeshje këtë tur, ishte ai D, ku kryeson e shkëputur Holanda, ndaj ndjekësve më të afërt të Hungarisë dhe Rumanisë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: