Skip to content

Shqipëria, ja cfare duhet te bejme per tu kualifikuar

June 8, 2013
000 Shqipëria harta

Shqipëria 

Goli i Hoglit, në minutën e 87-të, prishi festën e tifozëve shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ishin përgatitur për një fitore të dytë ndaj Norvegjisë. 
Një lëshim dhe shpërqëndrim i tanëve, gjatë minutave të fundit, bëri që përfaqësuesja nordike të barazojë 1-1 dhe të ikë me një pikë nga Shqipëria. Por, pavarësisht rezultatit, loja e mirë e djemve të rinj të De Biazit ka marrë duatrokitjet e tifozëve kuqezi, në fundin e ndeshjes.
Tanët treguan ambiciet e tyre për fitore, që nga minuta e parë, por njëherë Salihi dhe njëherë Mavraj nuk arrijtën të ngrejnë peshë tifozët. Norvegjezët tentuan të

reagojnë me topa të gjatë, por fatmirësisht porta jonë mbeti e paprekur.
Në minutën e 41-të, Valdet Rama zhbollokon rezultatin pas një aksioni perfekt individual, nga krahu i majtë.
Edhe në pjesën e dytë tanët rrezikuan sërish me Salihin, por gjuatja e tij u hoq me majat e gishtave nga portieri norvegjez. Kombëtarja jonë krijoi më shumë volum loje, ndërkohë që kundërshtari tentoi të rrezikojë me topa të gjatë. Në dy raste, Berisha i Norvegjisë tregohet i pasaktë para Berishës së portës tonë.
Lojtarët tanë, ndoshta të lodhur nga loja e tëpërt, lëshuan terren në minutat e fundit, duke i dhënë mundësinë norvegjezëve të dalin më përpara. Atëherë, kur të gjithë prisnim që edhe kjo ndeshje të përfundonte me fitoren tonë, Hogli, i harruar nga mbrojtja jonë, ndëshkoi Berishën dhe barazoi rezultatin.
“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe cdo lojtar që njeh futboll e ndjen veten mirë, por besoj se me një fitore ndjenja do kishte qenë shumë më e bukur”, tha autori i golit, Rama.
“Është një keqardhje e madhe, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë përballë një kundërshtari, që duhet patur respekt. Nëse shohim atë që kemi bërë sonte, sigurisht që duhet të pranojmë se kemi humbur dy pikë, pasi meritonim të fitonim. Kemi luajtur më mirë se ta, kemi krijuar më shumë raste se ta, por gjendja fizike na ndëshkoi në fund. Mendoj se skuadra po rritet”, u shpreh tekniku italian, Gianni de Biasi.
Para kësaj sfide të rëndësishme, FSHF u kishte organizuar një ceremoni Altin Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët i dhanë zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur me kombëtaren tonë.
Ndërkohë Sllovenia fitoi 4-2 në Islandë, ndaj suprizës së këtij grupi, një rezultat ky që ngjit kombëtaren tonë të vetme në vendin e dytë, me 10 pikë.

Renditja – Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014″. Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne; ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-4.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: