Skip to content

S’ka naftë në veriperëndim

June 8, 2013

Shkodër

Kanadezët kanë braktisur kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Petromanas”, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga Qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër. 

Në këtë bllok “Petromanas” kishte përcaktuar zonën e Jubanit në Shkodër, si një nga më të mundshmet për rezerva nafte dhe nisi hapjen e një pusi. Por, pas shpimeve, në dhjetor të vitit të kaluar kompania arriti në përfundimin se zona kishte sasi të papërfillshme hidrokarbure, çka e ka cuar atë në vendimin që të braktisë gjithë bllokun AB, një sipërfaqe prej rreth 140 mijë hektarësh, që nis nga Durrësi dhe përfunon në Shkodër.

Në njoftimin zyrtar “Petromanas” bën të ditur se do i përqëndrojë operacionet e saj në bllokun 2-3 në Shpirag të Beratit dhe atë DE në zonën e Shqipërisë së mesme.

Në vendkërkimin e Shpiragut, “Petromanas” është aksionere me kompaninë “Shell”, ku secila nga palët zotëron 50 për qind. Të dy kompanitë janë duke shpuar një pus, i cili ka arritur në 5500 metër thellësi, me një kosto prej 65 milionë dollarë.

Shpimi vazhdon dhe sipas kompanisë do të shkohet deri në 5800 metër thellësi. Në deklaratat zyrtare kompania shpreh optimizëm se kërkimet në këtë zonë do të përfundojnë me sukses. Por pavarësisht Shpiragut, braktisja e ultësirës perëndimore të vendit ngushton dukshëm zonat me potencial naftëmbajtës në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit disa kompani të njohura hidrokarbure kanë tentuar të zbulojnë vendburime nafte, por asnjëra nuk ka arritur.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: