Skip to content

Vjen në shqip “Alefi” i Paulo Coelhos

June 8, 2013

Vjen në shqip "Alefi" i Paulo CoelhosTIRANE- I përkthyer në 20 gjuhë dhe me mbi 2.5 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, objekti i tij është udhëtimi i Coelhos, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente, në kërkim të vetvetes. Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: Të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: Luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi së ardhmes. Një nga arsyet e shumta të këtij udhëtimi është pikërisht kthimi në të kaluarën, në atë që është nën tokë, në rrënjët e tij. Një tjetër personazh, jo më pak i rëndësishëm, është Hilali, një violiniste e talentuar që do ta shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit. Për herë të parë ai përjeton Alefin, pikërisht në tren, teksa ishte në kërkim të syve të saj. Tashmë e kishte takuar gruan që duhej të takonte në këtë rimishërim. Iu deshën vetëm tri martesa, por tani nuk dëshironte ta linte për askënd në këtë botë. I dukej sikur njihej që prej shumë shekujsh dhe do të vazhdonin së bashku në shekujt që do të vinin. E çfarë është Alefi? Alefi nuk mund të shpjegohet. Megjithatë, në traditën magjike shfaqet në dy forma. E para, është ajo e një pike në univers që përfshin gjithë të tjerat, të tashmet dhe të kaluarat, të mëdhatë dhe të voglat. Në përgjithësi e zbulojmë rastësisht, siç ndodhi në tren. Që të ndodhë kjo, njeriu (ose njerëzit) duhet të jetë në pikën fizike ku gjendet. Këtë e quajmë Alef i vogël. Po tjetër, si mund të jetë Alefi?

Kur dy njerëz mund të jetojnë gjithë jetën së bashku, të punojnë së bashku, ose edhe mund të takohen vetëm një herë dhe të ndahen përgjithmonë, sepse nuk e përshkuan pikën fizike që e bën të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar atë çka i bashkoi në këtë botë. Domethënë, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo çka i afroi. Por, në qoftë se Zoti e dëshiron një gjë të tillë, ata që e kanë njohur një herë dashurinë do të takohen përsëri.

Advertisements

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: