Skip to content

Vlera e tregut të Samsung bie për 12 miliardë dollarë!

June 8, 2013

Kompania jug-koreane, Samsung ka humbur më shumë se 12 miliardë dollarë në vlerën e tregut, pasi që çmimi i aksioneve të kompanisë është zbritur për 6 për qind.

Siç thuhet, arsyeja kryesore për rënien e vlerës tregtare të Samsung është ngadalësimi i shitjeve të modelit më të ri të telefonit të mençur të kompanisë, Samsung Galaxy S4, i cili në treg depërtoi shumë fuqishëm, mirëpo tani e ka humbur këtë intensitet, thuhet sipas njohësve të tregut mobil.

Megjithatë ka edhe zëra të tjerë të cilët thonë se vlera tregtare e Samsung ka mundur të bie edhe për shkak të spekulimeve se Apple do të fillojë me programin e kthimit të iPhone-ëve të vjetër, në këmbim të atyre që janë të rinj, dhe një pikë tjetër e cila mund ti shtohet këtij pohimi janë edhe risitë që Apple do t’i sjellë në konferencën e zhvilluesve e cila mbahët pas pak ditësh.

Por, përsëri Samsung mbetet prodhuesi kryesor i telefonave mobil, dhe udhëheqës i tregut edhe për telefonat e mençur mobil, pasi që në tremujorin e parë të vitit 2013, ajo u radhit si kompania e parë në tregun global.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: