Skip to content

Zgjedhjet, Arvizu takon Burgajn

June 8, 2013

Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu kërkoi garanci nga policia shqiptare për sigurimin e një klime të qetë parazgjedhore dhe gjatë ditës së votimeve. 

Drejtori i Pergjithshem i policise Hysni Burgaj deklaroi se deri me tani jane shenuar tre raste incidentesh

“Si gjithmonë qëllimi i vizitës së ambasadorit për të vizituar policinë e shtetit është për t’u njohur konkretisht me situatën e rendit në shkallë vendi. E njoha ambasadorin me situatën në përgjithësi. Mendoj se deri në këto momente që flasim pavarësisht disa incidenteve të lehta, por edhe me pasoja të lehta në tre raste, po monitorojmë me kujdes në

të gjithë territorin e vendit dhe Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Burgaj.

Pas takimit me kreret e Policise se Shtetit, ambasadori Arvizu deklaroi per mediat se pavaresisht disa incidenteve ajo çfare presin Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte qe zbatimi i ligjit.

“Para së gjithash dëshiroj të mbështes gjithcka që drejtori i përgjithshëm Burgaj tha, dhe jemi falenderues për bashkëpunimin që marrim nga Policia e Shtetit për 365 ditë të vitit. Për sa i përket zgjedhjeve, qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partitë e tyre, ka patur disa incidente dhe fatkeqësisht kanë ndodhur disa prej tyre dhe drejtori i Policisë Burgaj dhe stafi i tij më siguruan që janë të përkushtuar që të mund të ofrojnë një klimë parazgjedhore dhe një ditë zgjedhore të qetë dhe të paqtë. Gjithashtu drejtori Burgaj përmendi përkushtimin për neutralitetin e Polisisë së Shtetit në këtë proces. Qartazi mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë shumë më të lehtë jetën e Policisë së Shtetit duke zbatuar ligjet. Sigurisht mund të kesh pasione politike, por duhet ta zbatosh ligjin, duke qenë i kujdesshëm dhe kjo është ajo që SHBA pret dhe kjo është ajo që shpresojmë”, tha Arvizu.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: