Skip to content

Berisha në Përmet: PS, rrënimi i fshatit

June 9, 2013

Berisha në Përmet: PS, rrënimi i fshatit

Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, theksoi nga Përmeti se vota për Partinë Demokratike është e vetmja që do të sigurojë përparimin e vendit. 

Duke përsëritur sukseset e qeverisë së tij në infrastrukturë, ndërtimin e shkollave apo anëtarësimin në NATO, Berisha vendosi theksin tek bujqësia, duke thënë se “heqja e taksave që synon të realizojë Partia Socialiste do të ishte shkatërrimtare për fshatin”.
Sipas Berishës, “sistemi aktual i tatimeve është në gjendje që të mbrojë fermerin shqiptar dhe produktin e tij, ndërsa heqja e taksave nga Rama, do të bëjë që fermeri ynë të konkurrohet nga fermerët rusë, argjentinas e të

gjithë të tjerët, e kjo do ta rrënonte fshatin”,

Në fjalën e tij, Berisha premtoi gjithashtu rritje pagash, përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës, fitimin e statusit të vendit kandidat, ndërtimin e shkollave dhe spitaleve të rinj, si dhe më shumë punësim për Përmetin.

Duke krahasuar situatën me vitin 2005, kryeministri theksoi se qyteti ka pësuar një ndryshim të madh, nga koha kur “qeveritë socialiste nuk investuan asgjë në të”, ndërsa duke u frymëzuar nga “Rilindasit Frashëri”, Berisha ironizoi: “Janë ata rilindasit e vërtetë, e jo Tom Doshët, Koço Kokëdhimat apo vetë Edi Ramat e Partisë Socialiste”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: