Skip to content

Elektronika në zgjedhje, kaos!

June 9, 2013
English: KQZ Logo Coat of arms of Albania

 KQZ

Në një proces disa orësh, konfuz dhe pa asnjë rregull të vendosur paraprakisht, është zhvilluar testi zyrtar i projektit të identifikimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, proces që ka tërhequr vëmendjen edhe të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Cony McCormak dhe ekspertit të Komisionit të Venecias, Vulcanov. 

Aparatura, e cila do të vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën identifikimin e zgjedhesit ne qarkun me te madh te vend. Duke kaluar ne te karten e identitetit ose pasaporten, dy mjetet e vetme te identifikimit me te cilat mund te votohet, synimi eshte te shmanget procedura e verifikimit nga komisioneret.

Aparatura ben te dukshme ne kete menyre ne tabele, nese zgjedhesi ka votuar apo jo ne nje qender votimi, por nuk

ndalon votimin e tij ne nje qender tjeter votimi. Votimi me shume se nje here i nje votuesi, regjistrohet ne sistem dhe behet i verifikueshem vetem pas zgjedhjeve, nese ka procese ankimore dhe KQZ vendos te verifikoje te dhenat e sistemit.

Perfaqesuesit e opozites te pranishem gjate testimit, gjithashtu kane shtruar shqetesimin nese nderhyhet ne sistem pasi eshte votuar dhe kush eshte siguria per hedhjen e te dhenave.

Problematike tjeter e pare edhe gjate testimit eshte karta e identitetit e demtuar, qofte edhe kur i jane fshire disa te dhena ne te. Vendimin nese keta zgjedhes qe aparatura nuk i verifikon do te votojne apo jo, iu takon komisionereve.

Identifikimi elektronik ngriti edhe pikepyetjen nëse do te vijoje apo jo votimi ne nje qender se ciles i nderpritet energjia elektrike dhe qe ne zgjedhjet e meparshme nuk ka munguar as ky fenomen. Funksionimi i identifikimit elektronik kerkon gjithashtu te sigurohet se linja e transmetimit te te dhenave te zgjedhesve nga qendra e votimit ne sistem, qe eshte vendosur ne bodrumet e KQZ-se, te mos kete defekte dhe bllokime.

Projekti i teknologjise per identifikimin dhe rregjistrimin elektronik te zgjedhesve ne Tirane ka kushtuar 2.9 milione euro. Por testi tregoi se pajisja nuk i jep zgjidhje shqetësimeve të zgjedhjeve të kaluara. Madje, duket se shton edhe më shumë problematikën dhe dyshimet.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: