Skip to content

Gafa e presidentit francez

June 9, 2013

Gafa e presidentit francezPresidenti francez u bë protagonist i një gafe të sikletëshme për të. Duke folur në frëngjisht në një konferencë për mediat në Tokio, Francois Hollande ngatërroi japonezët me kinezët. 

Duke iu referuar vrasjes së 11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të thella popullit kinez”.

Ajo që përforcoi akoma më shumë gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e përktheu në mënyrë korrekte.

Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka.

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh në Detin e Kinës.

Sondazhet në të dyja vendet tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i pëlqen të ngatërrohet me tjetrën.

Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: