Skip to content

Mediat norvegjeze kryqëzojne Olsen

June 9, 2013

Mediat norvegjeze kanë fajësuar trajnerin e tyre Olsen si shkaktarin e shpërfytyrimit të përfaqësueses nordike në Tiranë, ndërkohë që kanë falenderuar Holgin për atë gol që vazhdon t’i mbajë akoma në lojë. 

“Trajner, kjo është e turpshme”. Ky është titulli i gazetës ‘Aften Posten’ e cila pas kritikave të shumta ndaj trajnerit e kanë ftuar atë të japë dorëheqjen pasi po e shkatërron këtë skuadër.

Në analizën e ndeshjes kjo gazetë ka publikuar edhe mesazhet e disa ish- lojtarëve të kombëtares norvegjeze në rrjetet sociale. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të zhgënjyer nga mënyra e lojës së bashkëkombasve të tyre dhe për më shumë nga taktika e pakuptimtë e trajnerit Olsen.

Ndërkohë dy gazetat më të mëdha në këtë vend ‘Aften Posten’ dhe ‘Dagbladet’ kanë publikuar foton e një tifozi shqiptar që me një lazer ka shqetësuar gjatë gjithë ndeshjes portierin e tyre. ‘Aften Posten’ ka gjetur një koment të bukur për këtë foto: “Dy djemtë e vegjël kafshojnë thonjtë nga stresi, ndërsa burri ndërhyn në fushë me lazer për të shpërqendruar portierin tonë, për të gëzuar djemtë e vegjël që mezi po prisnin golin e avantazhit dhe mijëra tifozët që kishin mbushur stadiumin”.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: