Skip to content

Rama në Vlorë: Malaj, votë e shpërdoruar

June 9, 2013

Rama në Vlorë: Malaj, votë e shpërdoruarKreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një vizitë nga Llakatundi i Vlorës, i kërkoi vlonjatëve që të mos votojnë kandidatin e pavarur, Arben Malaj, duke theksuar se vota e vetme që duhet t’i japin të majtës është ajo me numrin 29, për PS. 

”Vlonjatëve i them që Malajn mbajeni mik, hapini dyert e shtëpisë dhe dëgjojeni, por vota e vetme që ndryshon Vlorën e Shqipërinë është ajo për Partinë Socialiste”, deklaroi Rama.

”Kjo nuk është një çështje miqësie, është një investim për të ardhmen. Është një investim për një jetë më të mirë, për punësim, investim, për rrugën, ujin, vaditjen, naftën më të lirë që nuk i keni”, theksoi Rama.

Ndër premtimet kryesore që Rama realizoi në

Kryetari i Partisë Socialiste

Llakatund, ishte ai i zgjidhjes së problemit të pronave, ndërsa shpalosi një strategji për të shfrytëzuar potencialin e detit. “Sot për sot, deti shfrytëzohet vetëm për të vendosur rekordet e notit të kryeministrit, në një sport që vetëm ai e luan, atë të qëndrimit sa më gjatë në ujë”, ironizoi kryesocialisti.

Duke detajuar programin e “Rilindjes”, Rama premtoi shitjen e naftës 35% më lirë për fermerët, heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore dhe nxitjen e punësimit, nëpërmjet politikave që do të ndërmarrë “një shtet në krah dhe jo mbi kokën e shtetasve të tij” dhe reformës së “punësimit si asistencë sociale”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: