Skip to content

Vazhdon urrejtja ndaj Erdogan

June 9, 2013

ANKARA- Shtypi turk i ka bërë jehonë sot asaj që e ka konsideruar ”mrekulli”, të cilën ndoshta padashur e ka shkaktuar kryeministri Recep Tayyip Erdogan, duke arritur një bashkim deri sot të pamundur të tifozerive rivale të klubeve kryesore futbollistike të Turqisë, të cilat janë së bashku në lëvizjen e protestës kundër tij.

Tifozeritë e klubeve të mëdha të Stambollit, Beshiktashi, Gallatasaraj dhe Fenerbaçe, të ndara ashpër nga një urrejtje shekullore, pasi ishin dëshmitare të represionit të ashpër të policisë kundër manifestuesve në parkun ”Gezi”, kanë vendosur të bashkohen kundër ”armikut të përbashkët”, kreut të qeverisë, në një moment që manifestuesit turq kërkojnë dorëheqjen e tij.

Sot qindra mijëra tifozë të Fenerbaçes, klubi futbollistik i pjesës aziatike të Stambollit, kanë kaluar përmes urës së Bosforit për t’u bashkuar me tifozeritë e Gallatasarajt dhe Beshiktashit në sheshin ”Taksim”, ku të tre tifozeritë brohorisnin dhe këndonin ”Tayyip Istifa” (Tayyip largohu) dhe ”Mustafa Kemalin Askerleriyiz” (Jemi bij dhe luftëtarët e Mustafa Kemalit).

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: