Skip to content

Vettel, pole në Montreal

June 9, 2013

Vettel, pole në MontrealNë Montreal Sebastian Vettel ka shënuar polin e tretë rresht, ndërsa Lewis Hamilton, që këtu ka fituar tre herë, do të niset përkrah tij në rreshtin e parë. 

“Ferrari”, që nuk e merr polin prej pothuajse një viti, nuk ka arritur më shumë se sa vendin e gjashtë, vetëm për spanjollin Fernando Alonso.

Provat zyrtare të zhvilluara pasditen e së shtunës kanë qenë shumë luftarake dhe spektakolare, me dalje të vazhdueshme nga cirkuiti.

Hamilton ka qenë shumë pranë dhurimit të polit të pestë skuderisë së tij, por një gabim i vogël në sektorin e fundit i hoqi një të dhjetat e kohës dhe kënaqësinë për t’u nisur përpara të gjithëve.

Veridkti i së shtunës në shiun dhe të ftohtin e Kanadasë nuk habit më. Surpriza e vërtetë ka qenë Valeri Bottas, i cili është konsideruar si debutuesi i ri më i mirë, në vendin e tretë me “Williams”, përpara Rosberg, i katërti, dhe Webber i pesti.

“Ishte shumë e vështirë. Kushtet e motit ndryshonin vazhdimisht dhe unë me Lewis ishim shumë pranë. Tani jam optimist për garën pasi me provat hodhëm një hap vendimtar përpara”, ka deklaruar Vettel.

Ndërkohë, “kokëkuqet” nuk janë në lartësinë e duhur, sidomos sepse shfaqen më pak konkurruese se kundërshtarët nën shi.

Fernando Alonso është ndalur vetëm në vendin e gjashtë. Në tentativën e dytë nuk ka arritur të përmirësohet dhe ka mbetur një sekondë mbrapa kryesuesit të polit.

Ndërsa për Felipe Massa gjërat kanë shkuar edhe më keq. Në sesionin e dytë, teksa përpiqej të shtynte në maksimum në kthesat 3 dhe 4 ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me barrierat.

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: