Skip to content

Bieber, në orbitën e Tokës

June 10, 2013

Bieber, në orbitën e TokësPër të gjithë ata që kanë një antipati për Justin Bieber, vjen një lajm i mirë, në 2014-n ai nuk do të jetë më midis banorëve të këtij planeti… por vetëm për disa orë. 

Ishte vetë stafi i këngëtarit, ai që konfirmoi se 19-vjeçari ka paguar një shumë prej 250 mijë dollarësh, për të qenë pjesë e projektit hapësinor të Richard Branson, i cili po ndërton një aeroplan, ku janë bashkuar konceptet e anijes kozmike, në gjendje për të flutuar në prag të hapësirës.

Programi, i cili pritet të nisë nga puna në vitin e ardhshëm, pritet që t’i ofrojë klientëve udhëtime përrallore në orbitën e Tokës, për bileta që do të variojnë nga 250 mijë deri në një milionë dollarë personi.

Ashton Kutcher dhe Leonardo di Caprio gjithashtu kanë prenotuar vendin e tyre, kur projekti të bëhet funksional, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Angelina Jolie, Beyonce e Jay Z.

Nën drejtimin e Branson, është drejt përfundimit modeli i avionit, në gjendje që të fluturojë deri në stratosferë, deri pranë orbitës hapësinore të Tokës.

Udhëtimi, do të jetë në gjendje t’i ofrojë pasagjerëve përvojën e mungesës totale të peshës, përgjatë disa minutave në kulmin e ngjitjes së tij.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: