Skip to content

Gati milionat per Kosoven

June 10, 2013

Banka Evropiane për Investime (BEI) ka dhënë miliarda euro kredi afatgjate dhe me norma të ulëta të interesit për vendet e rajonit, me të cilat mjete janë realizuar projekte të ndryshme infrastrukturore.

Asnjë cent nga kjo bankë nuk ka përfituar deri më tani Kosova, prandaj projekti më i madh infrastrukturor në vend, autostrada e kombit, po realizohet me para të buxhetit. Të premten e kaluar autoritetet vendore kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë për aktivitetet e ardhshme të kësaj banke në Kosovë, e cila duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i Kosovës.

Anton Rop, zëvendëspresident i BEI, i cili njëherësh gjatë periudhës 2002-2004 ka qenë edhe kryeministër i Sllovenisë, thotë gjatë një interviste për “Zërin” se me këtë marrëveshje po hapen dyert e mëdha të Bankës Evropiane për Investime për Kosovën, nga e cila vendi jo vetëm që do të gjejë përkrahje financiare, mirëpo edhe këshilla dhe mbështetje në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

BEI premton përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat, sipas Rop-it, janë burime të punësimit. Ai flet edhe për investimet e kësaj banke në vendet rajonale dhe përvojën sllovene për zhvillimin ekonomik.

“Prioritetet tona janë të lidhura me zhvillimin e infrastrukturës, energjetikën, transportin dhe fushat tjera të transportit, duke përfshirë këtu ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat i shohim si shumë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Rop.

From → Biznes

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: