Skip to content

Topi: Qeveria të garantojë sigurinë e zgjedhjeve

June 10, 2013

Bamir Tapi, president of the Albanian Republic

Bamir Topi

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi reagoi publikisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Roskovec, ku kandidati i kësaj force politike është dhunuar barbarisht me mjete të forta duke mbetur i plagosur rëndë. 
“I drejtohem atij që e ka për detyrë të garantojë një proces të lirë dhe të ndershëm, që përpara se të flasë se cfarë do të bëjë në vitet e ardhshme, të garantojë integritetin dhe sigurinë e zgjedhjeve. Ky shtet që operon me falangat e tij, duhet patjetër të reagojë sepse kjo ngjarje nuk nderon institucionet e Shqipërisë dhe na ve një njollë të zezë përpara ndërkombëtarëve”, u shpreh Topi, në një deklaratë për media. Të dielën kandidati i FRD-së, 

Mit’hat Hoxha mbeti pa ndenja në rrugë, për shkak të dhunës me mjete të forta që kanë ushtruar ndaj tij, persona të cilët i ka njohur.

“I uroj shërim të shpejtë Hoxhës dhe siguroj familjen se FRD është pranë tyre në këtë moment. FRD jo vetëm nuk shantazohet, por do të punojë më intensivisht për të rikthyer standardet e shtetit ligjor. Nesër në Parlament dhe pse jo në Qeverisje ne do të punojmë fort për të rikthyer këto standarde”, u shpreh Topi. 

I lënduari Hoxha ndodhet aktualisht në Spitalin e Fierit, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Bashkeshortja e tij thote se edhe me pare kane patur kercenime qe ai mos bente fushate elektorale ne Roskovec.

Familjare te kandidatit konfirmojne kercenimet ndersa drejtuesit lokale të FRD thone se tre dhunuesit jane te identifikuar.

Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje te rende, duke marre ne pyetje deshmitaret por edhe kandidatin e dhunuar.

Tre ditë më parë kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu kërkoi garanci nga policia shqiptare për sigurimin e një klime të qetë parazgjedhore dhe gjatë ditës së votimeve.

Arvizu deklaroi per mediat se pavaresisht disa incidenteve ajo çfare presin Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte zbatimi i ligjit: “Njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partitë e tyre, ka patur disa incidente dhe fatkeqësisht kanë ndodhur disa prej tyre. Qartazi mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë shumë më të lehtë jetën e Policisë së Shtetit duke zbatuar ligjet. Sigurisht mund të kesh pasione politike, por duhet ta zbatosh ligjin, duke qenë i kujdesshëm dhe kjo është ajo që SHBA pret dhe kjo është ajo që shpresojmë.”

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: