Skip to content

Topi sulmon Berishën dhe Ramën

June 10, 2013

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, tha se udhërrëfyesi i Ramës dhe Berishës është dëshira për pushtet dhe jo për të bërë shtet. 

Topi tha se FRD-ja ka propozuar që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli dhe jo me 71 vota dhe në varësi të emocioneve të Berishës apo Ramës.

Në një tjtër takim me biznese në tregun e Medresesë, Topi tha se programi i FRD-së synon ti japë fund gjobave abuzive ndaj biznesit: “Ka biznese që nuk paguajnë fare, ka biznese që gjobiten… Ne jemi këtu për të thënë edhe një herë që do t’i japim fund regjimit

të gjobave abuzive për biznesin e vogël.”

Mediu në Fushë-Krujë

Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu, ishte në Fushë-Krujë ku prezantoi kandidatët për deputetë Agron Duka dhe Kastriot Rada.

“E djathta është pronë e njerëzve të lirë, e njerëzve që duan të ardhmen, e njerëzve që besojnë në Zot, e njerëzve që respektojnë pronën private, e njerëzve që duan kombin shqiptar të bashkuar në Europën e bashkuar dhe kështu është Partia Republikane”, u shpreh Mediu.

PDIU, miting në Durrës

Në një miting elektoral në qytetin e Durrësit, ku prezantoi kandidatin për deputet për këtë qark, Shpëtim Idrizi u ndal tek problemi i toponimeve me Greqinë, pas vendimit të marrë nga shteti fqinj për lejimin e personave që kanë lindur në Greqi që të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar dhe Ministrisë së Jashtme që të tregohet me dinjitet. Nuk mundet që Greqia 7 ditë t’i pranojë toponimet e pjesën tjetër të vitit të mos i pranojë”, tha Idrizi.

Ruçi, fushatë në Fier

Gjatë një takimi elektoral në qarkun e Fierit, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, premtoi heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe ilaçet si dhe uljen uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.

“Angazhimi jonë është që qysh në mandatin e parë TVSH-ja e shportës së ushqimeve bazë të popullatës të jetë zero. E njëjta gjë edhe për ilaçet. Ndërsa për energjinë elektrike, nga 20% do e ulim në 6%”, theksoi Ruçi.

Basha: Jo modelit të Ramës

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë e njësisë bashkiake numër 11. Ai kërkoi që modelin klientelist të Edi Ramës të sprovuar për 11 vite në Tiranë, ta refuzojnë në 23 qershor.

“Kryeministri u shpreh se brenda dy viteve të ardhshme do të mbyllim çdo rrugë brenda Tiranës. Janë 250 kilometra rrugë të pashtruara që i kemi trashëgim nga ai model që refuzuam me votë më 8 maj 2011”, tha Basha.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: