Skip to content

Arvizu: Jo presionit për votën

June 11, 2013

Arvizu: Jo presionit për votënAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ishte ditën e martë në qytetin e Kukësit, ku zhvilloi takime me të rinj që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. 

Arvizu u takua edhe me kryebashkiakun e Kukësit, Hasan Halilaj, i cili ka qenë në qendër të mediave kohët fundit për shkak të kalimit nga PD në LSI.

Kryebashkiaku Halilaj denoncoi pranë ambasadorit Arvizu sjelljen e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, i cili është njëkohësisht në krye të listës së kandidatëve demokratë në qarkun e Kukësit.

Sipas Halilajt, ministri i Brendshëm dhe eskorta e tij shfqain sjellje provokuese ndaj qytetarëve duke krijuar probleme. Ai i bëri thirrje Nokës që të distancohet nga veprimet e policisë.

Arvizu nga ana e tij u shpreh se është e patolerueshme që të bëhet presion ndaj qytetarëve për votën, pasi secili e qytetar di të zgjedhë vetë se për kë do të votojë.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: