Skip to content

F1, si kontrollon Red Bulli ritmin e Vettel

June 11, 2013

F1, si kontrollon Red Bulli ritmin e Vettel

Sebastian Vettel ka arritur shumë në Formulën 1 edhe pse është ende i ri. Tre tituj kampion, shumë fitore, shumë pole-position dhe shumë xhiro të shpejta, një statistikë kjo e fundit që nuk vihet re pasi përfundon një garë, por gjermani duket se e ka shumë për zemër. 

Të dielën, në pistën Gilles Villeneuve të Montrealit, piloti i Red Bull ishte në xhirot e fundit me një avantazh të madh nga vendi i dytë (15 sekonda me Alonson), por po jepte maksimumin në mënyrë që të regjistronte kohën më të shpejtë të garës.

Kjo gjë shqetësoi bokset e skuderisë austriake. “Monako, 1988, Senna”. Ky ishte mesazhi në radio që dha Guillaume Rocquelin (inxhinieri i garës i Vettel) për gjermanin në mënyrë që të ulte ritmin pasi nuk ishte nevoja për rreziqe të kota.

“Dakord, thjesht po bëja shaka”, u përgjigj Vettel, i cili ngadalësoi për ta çuar i qetë makinën në finish.

Mesazhi i Rocquelin i referohej garës së Monakos së vitit 1988, kur Senna kryesonte me 48 sekonda avantazh ndaj rivalit Alain Prost, por kur francezi nisi të bënte xhiro të shpejta, Senna tentoi t’i kundërpërgjigjej dhe duke shkuar në limite u përplas me muret e pistës duke i dhuruar fitoren kundërshtarit të tij më të madh.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: