Skip to content

Flokët duan disa kushte që të rriten shpejt dhe shumë

June 11, 2013

Nëse dëshironi flokë të gjata dhe të shëndosha, kryesorja është që të zgjidhni produkte të cilat i përshtaten flokëve tuaja, i mbajnë të shëndosha dhe të shkëlqyera që nga rrënjët.

Proteinat janë shumë të rëndësishme për flokët, sepse ndihmojnë në prodhimin e aminoacideve, të cilat stimulojnë rritjen. Flokët kryesisht përbëhen nga keratina, e ajo krijohet nga aminoacidet, dhe për shkak të kësaj rekomandohet konsumimi i proteinave. është e dobishme që të bëni seanca të trajtimeve standarde me keratinë. Ajo do të mbajë flokët tuaja të shëndosha dhe të shkëlqyera.

Është shume e rëndësishme që rrënjët të mos jenë asnjëherë të thata. Thatësia e rrënjës në përgjithësi bie deri tek paraqitja e zbokthit, e ajo me kohë ndërpret rritjen e flokëve.

Flokët duhet t’i mbroni nga pluhuri, papastërtia dhe rrezet e diellit gjatë verës, për shkak se dielli dëmton flokun, kurse pluhuri dhe papastërtia sjellin deri tek krijimi i zbokthit. Në këtë do t’ju ndihmonte një kapelë, shall i lehtë, si dhe përdorimi i mbrojtjes adekuate ndaj diellit.

Në ushqim është shumë e nevojshme që të shtoni vitaminën B dhe C, si dhe hekurin dhe zinkun. Mungesa e hekurit dhe zinkut sjell deri tek dobësimi i flokëve, e deri tek rënia e tyre. Prandaj, është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: