Skip to content

Hakmarrje pas 21 vjetësh, Brazili mund Francën 3-0 (VIDEO)

June 11, 2013

Lajme të mira për Brazilin pak ditë përpara fillimit të Kupës së Konfederatave. Në një miqësore luksi në “Gremio Arena” të Porto Alegre, djemtë e Felipe Scolarit mposhtën Francën me rezultatin 3 me 0 me golat e Oscar, Hernanes dhe Lucas ky i fundit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Francezët humbasin kështu pathyeshmërinë kundër brazilianëve pas 21 vjetësh ku në 6 ndeshjet e fundit kishin fituar 4 dhe barazuar 2. Humbja e fundit i takon datës 26 gusht 1992, 0-2 edhe atëherë një miqësore por në “Pranc de Prince”. Franca e Didier Deschamps arriti ta mbulojë mirë fushën por ai që krijoi shumë rrezik ishte Brazili.

Që në minutat e para portieri Lloris rrezikon të pësojë golin e parë ku mendoi të vërë në provë edhe aftësitë e tija me topin në këmbë por për fatin e tij të mirë arriti ta shpëtojë portën në momentin e fundit. Pjesa e parë pati edhe disa raste të tjera shënimi për vëndasit por që nuk u konkretizuan dot. Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshoi me Brazilin në sulm dhe Francën që mundohej të mbrohej me rregull. Në minutën e 54-të Brazili kalon me meritë në avantazh me anë të Fred që merr një top në zonë nga Oscar dhe godet atje ku Lloris nuk mund të arrijë dot. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 84-të ku Payet kontrollon keq një top dhe vëndasit nisen në kundërsulm që në fund finalizohet nga mesfushori i Lazios Hernanes. Ndërsa për të vulosur rezultatin në 3 me 0 ka menduar Lucas që ka qënë i saktë në realizimin e 11-metërshit të fituar nga Marcelo. Brazili në këtë mënyrë hakmerret disi ndaj Francës: Scolari mund të buzëqesh.

Ndiqni golat : KETU

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: