Skip to content

22-vjet nga krijimi i PS, Rama uron simpatizantët

June 12, 2013

22-vjet nga krijimi i PS, Rama uron simpatizantëtKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama uroi të mërkurën të gjithë simpatizantët e PS me rastin e 22-vjetorit të krijimit të kësaj force poltike. 

Përmes një mesazhi në Facebook, kryesocialisti Rama thekson se kjo ditëlindje vjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.

Më tej Rama thekson se festa tradicionale e kësaj ditëlindjeje do të bëhet pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit!

“Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike.Kjo ditëlindje na gjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit! Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!” shkruan Rama

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: