Skip to content

Arvizu: Zgjidhni me mençuri

June 12, 2013
Historic clock tower in the center of Tirana, ...

 Tirana, Albania

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Kukësit. Arvizu është takuar me një grup studentësh të Universitetit të Kukësit, ku ka diskutuar për zgjedhjet dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë të votojnë të lirë dhe të vendosin për veten e tyre duke bërë zgjedhjen e duhur. 

“Do doja të thosha që ishte kënaqësi e vërtetë që vizitova Kukësin. Kam patur një takim të mrekullueshëm me këta të rinj. Ata bënë disa pyetje të shkëlyqera, diskutuam çështje me rëndësi, përfshirë zhvillimin ekonomik të zonës dhe, sikurse mund të pritet, pati pyetje për zgjedhjet. Mesazhi im bazë ishte i dyanshëm. Ju thash që, shpresoj që ju të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar dhe që të zgjidhni me mençuri. Dhe shpresoj të zgjidhni me mençuri për veten tuaj. Nëse keni moshën e mjaftueshme për të votuar, atëherë keni moshën e mjaftueshme për ta marrë ju vendimin. Askush tjetër nuk ka nevojë ta bëjë këtë për ju”, ka komentuar Arvizu takimin.

Arvizu është pritur në një takim edhe nga kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili. I shkëputur vetëm pak javë më parë nga PD, Halili në fjalën e tij ka kritikuar sjelljen e ministrit të Brendshëm, kandidat i PD në Kukës. “Ministri i Brendshëm dhe eskorta e tij shfaqin sjellje provokuese ndaj qytetarëve duke krijuar probleme. I bëj thirrje Nokës që të distancohet nga veprimet e policisë”, ka thënë Halili.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: