Skip to content

BE revoltohet kundër SHBA-ve

June 12, 2013

Pak kohë pasi kishte dhënë dritën e gjelbër për nisjen e negociatave për marrveshjen e re tregtare BE-SHBA, e vlerësuar si strategjike për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në të dy kontinentet, Parlamenti Europian mësoi se amerikanët po përdornin një sistem përgjimi me emrin e koduar “Prism”, që i mundësonte Agjensisë Kombëtare të Sigurimit (NSA) dhe Zyrës Federale të Hetimit (FBI) qasje të drejtpërdrejtë në serverat e disa kompanive amerikane të internetit (të tilla si AOL, Apple, Google, Facebook, Yahoo dhe Microsoft), çfarë cënon privatësinë e qytetarëve europianë që përdorin këto shërbime. Në një debat urgjent në seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët kërkuan nga Komisioni një raport mbi abuzimet dhe masat e mundshme. 

“Unë nuk e di nëse e keni dëgjuar deklaratën e Barak Obamës, kur ai ishte duke iu drejtuar audiencës amerikane, që ishte e shqetësuar. Ai tha:” Mos u shqetësoni! Ne nuk jemi duke përgjuar qytetarët amerikanë. Ne jemi duke përgjuar vetëm të huajt.”Të huajt! Pra, këta jemi ne. Këta janë qytetarë europianë! Pra, çfarë lloj marrëdhënieje e veçantë është kjo?“, thotë Sophia Int’Veld, eurodeputete holandeze.

“Kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe demokracinë pasi këto të dyja nuk përputhen me përgjimet në masë. Nuk mund të përputhen me përgjimet në masë të qytetarëve, të njerëzve kudo në botë dhe ndaj ne duhet të ngrihemi këtu për të thënë qartë “përgjimi në masë nuk është ajo që duam dhe na nevojiten rregulla më të forta për mbrojtjen e të dhënave”, tha Jan Philipp Albrech, eurodeputet gjerman.

“Komisioni po kërkon angazhime të qarta nga Shtetet e Bashkuara, si për respektimin e të drejtës themelore të qytetarëve të BEsë për mbrojtjen e të dhënave, ashtu dhe për lejimin në gjyqësor për dëmshpërblime në të njëjtën mënyrë siç u ofrohet banorëve të Shteteve të Bashkuara”, thotë Tonio Borg, komisioneri Europian për Shëndetin dhe Konsumatorët.

“Për grupin socialdemokrat, ne jemi shumë të qartë se siguria është e rëndësishme, kjo ka shkaktuar për qytetarët tanë një shkelje të rëndë të besimit”, tha Claude Moraes, eurodeputet S&D.

“Unë do të doja ta bëja të qartë se në emër të PPE është krejtësisht e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rregulla të ndryshme për qasjen në të dhënat personale të zbatueshme për qytetarët amerikanë në njërën anë, dhe në tjetrën ato për qytetarët e vendeve të tjera. Miqtë tanë amerikanë duhet ta dinë këtë”, tha Manfred ëeber, eurodeputet gjerman.

Të premten mblidhen në Irlandë ministrat e drejtësisë të BE-së dhe SHBA- ve. Komisioni ka konfirmuar ngritjen e kësaj çështjeje për të konstatuar shtrirjen e përgjimit të të dhënave të qytetarëve jo amerikanë.

From → Europa, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: