Skip to content

Bill Clinton, Babai i Vitit

June 12, 2013

Bill dhe Chelsea ClintonIsh-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, është nderuar për aftësitë e tij prindërore gjatë të martës nga vajza e tij Chelsea, e cila i ka dhënë atij çmimin Babai i Vitit në një ngjarje gala në New York

Politikani është nderuar me çmim nga zyrtarët e Komitetit të Ditës Kombëtare të Babait, dhe ka bërë një fjalim prekës për të qenit prind pasi ka marrë çmimin.

Chelsea, e cila ishte e ftuar e papritur në dhënien e çmimit ka thënë:

“Çdo ditë ai është babai im, dhe nuk kam nevojë për një çmim për t’i treguar se ai është më i mirë që ndonjëherë kam mundur të kem. Por unë jam falënderuese që ai po e pranon këtë mirënjohje të cilën unë, sigurisht, vajza e njëanshme e tij, mendoj se ai gjithmonë e ka merituar”.

Gjatë fjalimit të tij Clinton mes tjerash ka rikujtuar “fjalosjen e vetme” me vajzën e tij kur ajo kishte qenë një vajzë tinejxhere e shkollës së mesme që jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

“E shikova atë dhe i thash, ‘Derisa ti je në këtë shtëpi, të qenit president është detyra ime e dytë më e rëndësishme’,”, ka thënë Clinton.

Nga fituesit e mëhershëm të kësaj mirënjohjeje ka qenë edhe një ish-president amerikan, Ronald Reagan, në vitin 1957, pastaj DICk Van Dyke në vitin 1967 dhe partneri i dikurshëm politik i Clinton, Al Gore, në vitin 1984.

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: