Skip to content

Ja si mund t’i kurojmë sytë

June 12, 2013

Sytë janë një pjesë e rëndësishme e shqisave njerëzore, pasi përmes tij arrijmë të shohim, kuptojmë dhe perceptojmë botën divese në të cilën jetojmë. Mirëpo të humbasësh shikim është si të të ikë gjysma e qënies tënde, ndaj duhet të kemi kujdes nëse shohim probleme me të.

Për shërimin dhe parandalimin e problemeve në shikim ndihmojnë një sërë bimësh popullore. Midis tyre po përmendim, Eufrazia është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave: Hurma, Patatja, Trëndafili i majit, Manaferra.

10 sekrete për të ruajtur sytë

Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10 rregulla, mund të lexoni si ata.

1. Kurrë shumë afër. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.

2. Ruani pjerrësinë e tastierës. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.

4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.

5. Është më e mirë llapma e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke.

6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.

7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.

8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.

9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.

10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse keni pranë jo dritaren, por një mur, atëherëvini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here.

Masazhi i fytyrës: Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e sipërme të syve pastaj të poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin për të paktën dhjetë herë. Dixhitopresioni: Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë.

Advertisements

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: