Skip to content

KiE: KQZ, rrezik për zgjedhjet

June 12, 2013
English: KQZ Logo

 KQZ 

Tre prej pesë reporterëve të Këshillit të Europës, në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë, kanë cituar një deklaratë të Kryeministrit Berisha ku ai ka deklaruar se në çdo lloj rrethane do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Këtë detaj e bëri publik gjatë konferencës për shtyp anëtari i këtij delegacioni Petros Tatsopoulos. 

“Nuk dua të besoj se poltikanët mund të bëjnë lojra kur vjen puna për rezultatin e zgjedhjeve. Veçanërisht kur rezultati është i ngushtë. Politikanët tuaj e kanë marrë atë mesazh dhe nëse bëjnë të tilla lojra do të rrezikojnë. E di që ka ndodhur në të shkuarën, por nuk dua të fajësoj asnjë apo t’i faturoj ndonjërit përgjegjësitë. Kryeministri na tha shprehimisht se në çfarëdo lloj rrethanash PD dhe koalicioni i saj do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, gjatë takimit që patëm me përfaqësuesit e PS-së nuk na u tha një pohim i tillë. Na u tha prej tyre që të shohim si do të shkojë i gjithë proçesi deri në fund dhe pastaj do të shprehemi për rezultatin”, deklaroi Tatsopoulos.
Zoti Tatsopoulos ishte i drejtpërdrejtë kur u shpreh se kompozimi i tanishëm i KQZ-së është potencialisht një problem serioz që mund të kthehet në rrezik.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, KQZ-ja është një problem shumë serioz. Mund të transformohet në një rrezik, me të vertetë një rrezik pasi KQZ-ja është aktori kryesor për rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, theksoi ai.

Megjithëse pyetjet e gazetarëve u përqëndruan në krizën e KQZ-së, kreu i këtij dekegacioni, italiani Luca Volante tha se misioni i tyre ishte këshillimi i aktorëve politikë dhe jo ndërhyrja për të gjetur zgjidhje. Volante dha këtë konkluzion nga vizita në Tiranë.

“Shqipërisë i nevojiten zgjedhjet e 23 qershorit për të plotësuar angazhimet e Këshillit të Europës, standartet e tij dhe njëkohësisht për të konfirmuar angazhimin real të Shqipërisë për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Delegacioni shpreh keqardhjen e tij që kriza e KQZ-së nuk është tejkaluar akoma. Për aq kohë sa KQZ-ja konsiderohet si i paplotë, atëherë realizimi demokratik i zgjedhjeve mund të rrezikohet”, deklaroi Volante.

Këshilli i Europës më 23 qershor do të sjellë në Shqipëri 25 vëzhgues afatshkurtër.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: