Skip to content

Mascherano godet punonjësin e fushës

June 12, 2013

Mascherano godet punonjësin e fushësNdeshja e kualifikuesve të botërorit “Brazil 2014” Ekuador-Argjentinë pati një fund shumë të shëmtuar. Arbitri paraguajan Enrique Caceres përjashtoi me karton të kuq argjentinasin Javier Mascherano pasi lojtari i Barcelonës goditi dy herë me shkelm drejtuesin e automjetit-barrelë që po e transportonte jashtë fushës. 

Episodi ndodhi në minutën e 83-të, kur Mascherano u dëmtua në mesfushë. Në kohën që po dilte jashtë, Mascherano goditi dy herë me shkelm drejtuesin e mjetit dhe më pas nisi një sherr i madh që detyroi policinë ekuatoriane të ndërhynte për të ndarë futbollistët.

Vetë Mascherano shpjegoi episodin: “I kërkova të ecte më ngadalë, por nuk më dëgjoi dhe prandaj e godita. Po bija nga barrela dhe i thashë së bashku me mjekun të ulte shpejtësinë. Më vjen shumë turp dhe nuk kam asnjë justifikim për gjestin tim.”

“Nuk është bukur të marrësh karton të kuq dhe të jesh shkaku i një sherri. Gabova rëndë”, shtoi mesfushori i Barcelonës.

Argjentina nuk mori më shumë se barazimi 1-1 në transfertë. Golin për bardhekaltërit e shënoi Aguero me 11-metërsh.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: