Skip to content

Po vijnë tabletët e 99 dollarëve!

June 12, 2013

Kur Google debutoi me tabletin e saj të famshëm Nexus 7, i cili kishte specifika të rëndësishme të cilat i ofronte për një çmim prej 199 dollarëve, ajo e hapi tregun e tabletëve Android për një grup të ri të përdoruesve, dhe e zgjeroi tregun e tabletëve në përgjithësi.

Dhe prej asaj kohe, tabletët me ekran 7 inç kanë shpërthyer në popullaritet, dhe madje kjo ka bërë që Apple të ndjejë presionin për të lansuar një version më të vogël të tabletit, të cilin sot e njohim si iPad Mini, i cili gjithsesi se ka rezultuar i suksesshëm për kompaninë.

Çmimi prej 199 dollarësh është parë si shumë i arsyeshëm nga shumë njerëz, blerës të tabletëve Android, ndërsa këtë vit gara mes prodhuesve të kompjuterëve tablet mund të nxehet edhe më shumë, pasi që tani ka një paralajmërim të rëndësishëm në këtë drejtim.

Sipas burimeve të Digitimes thuhet se disa nga prodhuesit në Lindjen e Largët, janë duke planfikuar që gjatë vitit të fillojnë me shitjen e tabletëve Android, të cilët për përdoruesin final mund të ofrohen për një çmim prej 99 dollarësh, dhe se këto modele tabletësh do të paraqiten në treg në tremujorin e tretë të këtij viti.

Raporti vë në dukje se Asus tanimë ofron një tablet për 129 dollarë, ndërsa modelin Acer Iconia B1 e shet për 149 dollarë, por përsëri vala e ardhshme e tabletëve 7 inç mund të godas edhe këto opsione të përballueshme për konsumatorin.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: