Skip to content

Të vdesësh dy herë

June 12, 2013

Të vdesësh dy herë

Një skocez, rreth të 40-tave, ndërroi jetë dy herë brenda pak orësh. 

Kjo nuk është një lojë fjalësh, por e vërteta e raportuar të martën nga e përditshmja britanike “The Sun”.

I riu, me një identitet të panjohur, vendosi t’i jepte fund jetës së tij, duke u hedhur nga një urë, në lartësinë rreth 35 metra mbi ujin, në Detin e Veriut.

I vëzhguar nga kalimtarë të rastit, në qytetin skocez të Invernesit, trupi i tij u rikuperua nga shërbimet e urgjencës pas dhjetë minutash dhe pas disa tentativash për ta rikthyer në jetë, ai u shpall i vdekur.

I shoqëruar në spital, për formalitetet e rastit, mjekët ishin pranë futjes së tij në frigoriferët e morgut, kur njëri prej tyre pa se viktima, në të vërtetë kishte ende një puls të dobët.

I dërguar me urgjencë nga morgu në sallën e ndihmës së shpejtë, në një pavion tjetër të spitalit, 40-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë këtë herë “përfundimisht”.

Një ngjarje unike për nga dinamika e saj, ajo e Invernesit ka nisur një hetim të brendshëm në spital, pasi nëse shenjat jetësore të të ndjerit do të ishin pikasur që pas nxjerres së tij nga uji, ai do t’i kishte pasur të gjithë shanset për të mbijetuar.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: