Skip to content

Dalai Lama thyen tabunë

June 13, 2013

Dalai Lama thyen tabunëDalai Lama, lideri shpirtëror tibetian që jeton në mërgim, nuk e ka përjashtuar mundësinë që, të paktën në teori, një grua të zërë vendin e tij. 

Sipas tij, bota sot ndodhet në një krizë morale dhe ka nevojë për mirëkuptim, që do të thotë për një gjykim cilësor femëror.

“Nëse rrethanat janë të tilla që një murgeshë duket më e dobishme, atëherë Dalai Lama i ardhshëm do të jetë një grua”, ka deklaruar fituesi i çmimit Nobël për Paqen.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një bashkëbisedim me gazetarët në Australi, ku është distancuar nga aktet e vetëdjegies së murgjve.

Lama ka lënë të kuptohet se kjo formë proteste ndaj dominimit të Kinës në Tibet është vetëm një sakrificë e kotë.

Murgjit kanë rregulla të rrepta përsa i përket marrëdhënieve me femrat dhe jetojnë të izoluar në tempujt e tyre.

Megjithatë, vetë Dalai Lama tha në një intervistë vitin e kaluar se dikur ishte tunduar nga një femër pasi kishte konsumuar pak verë.

From → Kulture

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: