Skip to content

Erdogan ultimatum protestuesve: Durimi po na soset

June 13, 2013

Erdogan ultimatum protestuesve: Durimi po na sosetKryeministri turk Erdogan ka lëshuar ultimatumin ndaj protestuesve, duke u kërkuar që të largohen menjëherë nga parku Gezi. “Durimi po na soset”. Po bëj paralajmërimin e fundit” deklaroi Erdogan, duke shtuar se parku Gezi nuk u përket forcave pushtuese, por popullit.

Ultimatumi i tij erdhi gjatë takimit të partisë së tij në kryeqytetin e vendit Ankara. Më herët, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit turk ka propozuar mbajtjen e një referendumi për planet e debatueshme rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.

Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë.

Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga kundërshtarët politik për një rol të shtuar autoritar, duke u përpjekur që të imponojë vlerat konservative të Islamit. Mbetet ende e paqartë nëse oferta për referendum do t’i jap fund protestave.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: