Skip to content

Gallatasaraji, ofertë për Shaqirin

June 13, 2013

Gallatasaraji, ofertë për Shaqirin

Futbollisti zviceran me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, mund të jetë drejt transferimit tek Gallatasarai, raportuan të mërkurën mediat turke. 

Sipas këtyre zërave, që cituan burime të “mirëinformuara” brenda kampionëve të Turqisë, njëkohësisht çerekfinalistë të Champions League në sezonin e shkuar, Gallatasaraj është i gatshëm të paguajë menjëherë 20-25 milionë euro për mesfushorin.

Turqit do të ishin të gatshëm të pranonin edhe mundësinë e huazimit 1-vjeçar, me të drejtë blerje, duke i lënë një vit kohë Bajernit për të rishikuar planet e tij.

I blerë nga Bazeli në 2012-n, Shaqiri ishte një prej anëtarëve të tripletës historike të Bajernit në sezonin e sapopërfunduar, por ai e pati të vështirë të siguronte një vend titullari dhe mbërritja në klub e Gotzes pritet të ngushtojë edhe më shumë hapësirat për talentin zviceran.

Besohet se përcaktues për fatin e Shaqirit mund të jetë e ardhmja e Robbenit, me holandezin që nëse do të largohet, do të detyrojë bavarezët që të konfirmojnë 21-vjeçarin e lindur në Gjilan.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: