Skip to content

Google ndalon sulmet drejt iranianeve

June 13, 2013

image

Google deklaron se ka zbuluar dhe ndaluar mijëra sulme që vinin në shënjestër postën elektronike të përdoruesve iranianë përpara zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit.

Në një deklaratë online, kompania ka bërë të ditur se ka vënë re një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve ilegale informatike në tre muajt e fundit.

Metodat e kryerjes së sulmeve sugjerojnë se ato janë të motivuara politikisht. Zgjedhjet e së premtes janë të parat që prej vitit 2009, kur presidenti Mahmoud Ahmadinejad fitoi një mandat të dytë të përfolur.

Zgjedhjet shkaktuan protesta madhore, me votuesit që akuzonin krahun e Ahmadinejad se kishte manipuluar rezultatin në favor të tij.

Nëndrejtori i Google për çështjet e sigurisë, Eric Grosse deklaroi se origjina e sulmeve ishte nga Irani. Përpjekjet për të siguruar fjalëkalimet dhe të dhëna të tjera private bëheshin duke orientuar përdoruesit në faqe interneti të falsifikuara.

“Për pothuajse tre javë ne kemi konstatuar dhe goditur fushata të shumta piraterie që synonin të kompromentonin llogari personale të zotëruara nga dhjetra mijëra përdorues iranianë”, deklaroi Grosse.

“Koha dhe objektivat e këtyre sulmeve tregojnë se ato janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me zgjedhjet presidenciale iraniane”, shtoi funksionari i kompanisë. Ai sqaroi se nëse përdoruesit klikonin në faqet e falsifikuara të Google, atëherë hakersat vidhnin emrin e identifikimit dhe fjalëkalimin e tyre.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: