Skip to content

Napoli: 30 mln euro për El Shaarawy

June 13, 2013

Napoli: 30 mln euro për El ShaarawyNapoli po fillon të lëvizë në merkato dhe seriozisht madje. Aurelio de Laurentiis i ka bërë një ofertë Milanit për Stephan El Shaarawy. 

Shifra e ofruar, tepër e rëndësishme: 30 milionë euro plus bonuset. Ndërkohë, gjatë pasdites, të mërkurën, presidenti i napolitanëve ka marrë një ofertë nga “blutë” e Londrës, Chelsea, sinjale pozitive për Edinson Cavani-n.

Ata janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës, prej 63 milionë eurosh. E pikërisht nga kjo lëvizje ka ardhur vendimi për të braktisur pistën Belfodil dhe për të synuar Faraonin e Milanit.

Milan në prag të revolucionit të dytë?
40 milionët e El Shaarawy-t do të kthejnë Thiago Silva-n. Revolucioni mban emrat e Tevez dhe Diamanti-t

Ndërkohë, nëse sulmuesi kuqezi do të largohet, Milan do të bëjë gjithçka për të rikthyer në “San Siro” mbrojtësin Thiago Silva, nga PSG.

Dëshira e Milanit është të bëjë çmos për të mbajtur Stephan El Shaarawy, por përpara një oferte prej 40 milionë eurosh, lojtari mund të largohet.

Faraoni nuk është i pashitshëm dhe këtë e ka konfirmuar Adriano Galliani: “Askush nuk është i pashitshëm”. Por, është po aq e qartë se për sulmuesin, kuqezinjtë do të kërkojnë shumë parà, të cilat do të shërbejnë për të rikthyer mbrojtësin brazilian.

Por, braziliani nuk është i vetmi emër në axhendë: nën gjurmët e Galliani-t janë edhe Tevez e Diamanti, njëri sulmues i Man City dhe tjetri fantazist i Bologna-s. Revolucioni i dytë kuqezi është pothuajse gati.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: