Skip to content

NSA : ” Eleminuam terorrizmin “

June 13, 2013

image

Përgjimet e telefonatave të marra nga qeveria përmes një programi survejimi sekret, i zbuluar javën e fundit ndihmoi të eliminoheshin një “dyzinë” aktesh terroriste, tha para Senatit, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), ditën e mërkurë.

Gjenerali i Ushtrisë, Keith Alexander, dha llogaritë më të detajuara deri tani, nga një zyrtar i qeverisë, mbi programin me të cilin agjencia mbledh rekorde telefonatash, të cilat më pas mund të aksesohen me lejen e Gjykatës Federale, për të hetuar terroristët e dyshuar.

Qëllimi i programit sekret, i cili përfshin potencialisht rekorde telefonatash nga çdo amerikan, ndezi një stuhi politike, kur detajet rrodhën me anë të publikimit të një dokumenti të rrjedhur. Të tjera dokumente zbuluan programe të tjera sekrete, të cilat mbledhin aktivitete në kompjuter dhe informacione të tjera.

Kritikë të djathtë e të majtë akuzuan qeverinë se po shkon edhe përtej mundësive të synuara nga Akti Patriotik i miratuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ndaj Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga senatorë nga të dyja partitë, gjatë seancës dëgjimore mbi çështje më të gjera kibernetike, Alexander doli në mbrojtje të programeve, duke i përshkruar sulmet si tepër kritike ndaj përpjekjeve anti-terroriste.

“Mendoj se po bëjmë gjithçka të drejtë për të mbrojtur popullin amerikan këtu”, tha ai. “Agjencia jonë ka marrë lavdërime të shumta për mbrojtjen e këtij kombi dhe të të drejtave të civilëve tanë, por edhe privatësinë e tyre, pasi e bëjmë këtë gjë në partneritet me këtë komitet, këtë Kongres dhe me gjykatat”.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: