Skip to content

“Tërbohet” Monako, 100 milionë euro për Kristiano Ronaldon!

June 13, 2013

“Tërbohet” Monako, 100 milionë euro për Kristiano Ronaldon!SPANJE- Merkatoja tashmë ka filluar të nxehet dhe sërish janë pronarët miliarderë ata që prodhojnë lajmet më të bujshme. Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Madridi dhe t’i bashkohet Monakos, pasi klubi francez është gati të paguajë 100 milionë € për ta bindur Realin të dorëzohet dhe ta lejojë portugezin të bashkohet me skuadrën e Principatës. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Murinjon, ka zëra se marrëdhëniet mes CR7 dhe pjesës tjetër të ekipit madrilen nuk është e duhura. Ylli portugez mund të ndjekë rrugën e trajnerit Murinjo, duke u larguar nga “Bernabeu”.

Monako ka treguar se i ka kapacitetet e tilla, pasi ka harxhuar deri tani 130 milionë $ për blerjen e lojtarëve cilësorë, si Falkao, Mutinjo dhe Rodriguez. Por miliarderi rus, Dimitri Rubolovlev, do të donte t’i jepte Ranierit të tjerë “diamantë” më të çmuar. I tillë vlerësohet Kristiano Ronaldo nga presidenti i Monakos, sepse portugezi mund të bëjë ndryshimin në çdo ekip. Në 18 muajt e fundit ka pasur kontakte midis Monakos dhe përfaqësuesve të lojtarit në Francë, ku mendohet se oferta për Ronaldon është 20 milionë euro në vit. Nëse transaksioni do të bëhej realitet, atëherë do të bënim me transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke superuar rekordin e vet personal të CR7-ës në kalimin nga Mançester Junajtid te Real Madridi për rreth 95 milionë euro.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: