Skip to content

Aktori shqiptar luan rolin kryesor në telenovelën turke

June 14, 2013

Aktori shqiptar luan rolin kryesor në telenovelën turkeNuk i ndahet Turqise. Aktori shqiptar Nik Xhelilaj është do të luajë rolin kryesor në një telenovelë turke, ku tregohet një historia e dashurie mes një vajze të pasur dhe një djali të varfër. Telenovela pritet të nisë së shpejti dhe titullohet “Jeta e të riut varfanjak” (Fakir Gencin Romani), ku në rolet kryesore do të jenë aktori shqiptar Nik Xhelilaj dhe aktorja e famshme turke, Fahriye Evcen.

Kjo telenovelë, e cila bazohet mbi një histori dashurie të një të riu të varfër me një vajzë të pasur, pritet të jetë një ndër më të suksesshmet e sezonit të ri.
Nik Xhelilaj, lindur më 5 mars 1983, u bë i famshëm në Turqi me rolin e tij të Kadirit në telenovelën “Qyteti i Humbur”, transmetuar përgjatë vitit të kaluar në “Kanal D”.
Ndërsa Fahriye Evcen, është një aktore turko-gjermane e lindur më 4 qershor 1986, e mirënjohur në Turqi për disa role në telenovela dhe filma.

Aktori Nik Xhelilaj ka një famë që ka nisur që në Shqipëri. Pasi kryen vitin e parë të Akademisë së Arteve, bëhet protagonist me rolin e tij të parë në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder” me regji te Piro Milkanit. Ne vitin 2008, eshte serish protagonist ne filmin “Alive – Gjalle” me regji te Artan Minarollit. Ne vitin 2010, vjen serish protagonist ne filmin “Shqiptari – Der Albaner” me regji te Johannes Naber. Nder tre filmat ku ai ka qene protagonist, filmi “Shqiptari – Der Albaner” ka marre vleresime te ndryshme ne festivale nderkombetare.

Eshte vleresuar me cmimin “Aktori me i mire” ne festivalin e Moskes, ne festivalin e Prishtines, ne festivalin e Antalyas dhe ate Turko-Gjerman te Nurembergut, per rolin ne filmin “Shqiptari – Der Albaner”. Filmi (Shqiptari – Der Albaner) gjithashtu eshte vleresuar me cmimin Special te Jurise ne Moske, Prishtine, Antalya si dhe “Filmi me i mire” ne festivalin e filmit ne Gjeneve.

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: