Skip to content

Berisha kthehet në TV, shkon tek Opinion, Top Channel dhe Zonë e Lirë

June 14, 2013

Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë fund “bojkotit” të televizioneve duke u rikthyer me një axhendë të ngjeshur mediatike këto ditë pragzgjedhore.

Jo vetëm do të rikthehet tek emisioni “Opinion” në Tv Klan ku Edi Rama i ka zënë vendin duke shkuar një herë në pak javë si Berisha dikur, por edhe me shkuarjen për herë të parë në emision si “Zonë e Lirë”, apo “Top Story” në Top Channel.

Burime nga televizioni Top Channel bënë me dije se të enjten e ardhshme më 20 qershor, kryeministri Sali Berisha do të jetë në emisionin e gazetarit Sokol Balla.

Sakaq bëhet e ditur se të premten e sotme, 14 qershor, z.Berisha do të jetë i ftuar special i gazetarit Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Të dielën më 16 qershor, z.Berisha do të rishfaqet në TV, këtë radhë në programin e regjistruar “Apartamenti 2XL” që transmetohet në mbrëmje ora 21.00 dhe më tej të hënën në platformën Tring.

Gjatë javës në vijim, z.Berisha do të ketë një axhendë tejet të ngjeshur me mitingje përmbyllëse. Ai do ta nisë me Tropojën këtë të shtunë ku pritet të zhvillojë një miting masiv, për të vazhduar më pas me përurimin e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tuneleve të saj, një vepër gjigante e ëndërruar nga qindra mijë shqiptarë.

Gjatë javës së fundit elektorale, sikurse raporton noa.al, z.Berisha do të zhvillojë disa mitingje në ditë, për të mundësuar përfshirjen në axhendën e tij të të gjitha qyteteve, rretheve dhe qarqeve të vendit.

Dhe për këtë duket se ka sakrifikuar pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare. Mësohet se z.Berisha ka anuluar edhe praninë e tij në Kongresin e Partive Popullore Europiane që pritet të zhvillohet në datat 20-22 qershor në Strasburg, Francë.

Të premten në mbrëmje, në sheshin “Nënë Tereza”, do të zhvillohet mitingu i madh përmbyllës i Partisë Demokratike ku parashikohet të marrin pjesë edhe të 24 partitë e tjera aleate me Berishën.

Menjëherë më pas në orën 21.00 t ë21 qershorit, Berisha do të jetë në një emision special “Opinion” që pritet të zhvendosë me rreth dy orë programin Zonë e Lirë.

Z.Berisha do të jetë i ftuar i gazetarit Blendi Fevziu për të përmbyllur kështu pak orë para heshtjes elektorale që nis në orën 00 të datës 22 qershor, fushatën tejet të ngjeshur për zgjedhjet e 23 qershorit.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: