Skip to content

Erdogan, takim dhe kërcënim

June 14, 2013
Türkçe: Haydarpaşa Numune Hastanesindeki "...

Türkçe

Disa orë pasi u kishte dhënë demonstruesve paralajmërimin e tij të fundit, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ftoi një grup të dytë përfaqësuesish të tyre për një takim të papritur në orët e vona të natës. 

Delegacioni i dytë përfshin artistë, aktorë dhe këngëtarë. Kreu i ekzekutivit kishte biseduar te merkuren me nje grup te pare protestuesish. Por pjesa më e madhe e atyre qe kane dale ne rruge per te shprekur pakenaqesine me planet e rizhvillimit te parkut “Gejzi” apo kufizimin e lirive te tyre nga partia islamike ne pushtet, demonstruesve nuk i kushtuan rëndësi atij takimi, duke thënë se përfaqësuesit ishin zgjedhur nga Qeveria.

Tayfun Kahraman i grupit solidariteti i taksimit, e pershkroi si “pozitiv” rezultatin e bisedimeve te fundit. Nje takim do te zhvillohet gjate dites ne sheshin simbol te Stambollit per t’i lejuar vete qytetaret te vendosin si do te veprojne me tej.

“Nuk mendoj se Qeveria ka arritur vertet ta kuptoje se problemi ketu eshte me i madh se parku “Gejzi”. njerezit tani kane te tjera kerkesa. Ata duan te drejtat themelore, sundimin e ligjit, implementimin e ligjit nderkombetar ne Turqi. Mendoj se levizjet e fundit te zyrtareve tane thjesht po tentojne qetesimin e situates, ndersa problemet e tjera injorohen”, thotë Kahraman.

Demonstruesit kanë dy javë që vazhdojnë protestat kundër planeve për të ndërtuar një kompleks kompercial në njerin prej te pakteve ambjente te gjelberta te qytetit. Indinjata ndaj ketij projekti mori shume shpejt përmasat e demonstratave masive kundër regjimit të Erdogan, te cilin opozita e akuzon atë se po përpiqet të imponojë pikëpamjet e tij konservatore islamiste mbi turqit laikë.

Advertisements

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: